Amorim: Më duhet kohë dhe ndeshje

Futboll

Amorim: Më duhet kohë dhe ndeshje

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 14:26
Ruben Amorim

Aventura e Ruben Amorim në stolin e Manchester United nisi me një barazim 1-1 ndaj Ipsëich, një rezultat që nuk ka kënaqur shumë trajneri portugez. “E di që është zhgënjyese për tifozët, por ne po ndryshojmë shumë në këtë moment. Për pasojë, na duhen më shumë ndeshje”, tha Amorim.

Më tej, portugezi tha: “Do të vuajmë për një periudhë të gjatë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshje, por kjo do të marrë kohë. Ne duhet të mendojmë dhe të jemi pragmatikë për faktin se këta djem kishin vetëm dy ditë për t’u stërvitur dhe për të ndryshuar kaq shumë”.

“Kjo është një Ligë e vështirë, ju e mësoni këtë në momentin e parë. Po nis të zbuloj gjëra që nuk i dija më parë, kështu që po përpiqem të gjej më të mirën. Gjithsesi, ne do të përpiqemi të gjejmë shumë gjëra për lojtarët, do të na duhet shumë kohë për t’i zgjidhur këto probleme”, shtoi Amorim.

“Unë nuk jam Alex Ferguson, unë jam Rubem Amorim. Ne duhet të kuptojmë lojën, duhet të jemi shumë më mirë fizikisht për të përballuar presionin e lartë, volumin e vrapimit me shpejtësi të lartë etj. Nuk mendoj se Ferguson i arriti këto me dy javë, ndaj duhet punë edhe pse kemi pak kohë”, tha Amorim.

Skuadra e Manchester United do të luajë më 28 nëntor në Europa League ndaj Bodo Glimt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat