Juraj Kucka provokon

Futboll

Juraj Kucka provokon

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 14:55
Juraj Kucka

Juraj Kucka, dy sezone me Milanin, por shumë lot në ditën e largimit. Tashmë 37 vjeç, sllovaku prej dy vitesh luan me Slovan Bratislavën në atdhe.

Kur u hodh shorti i Champions-it ishte i dëmtuar, por në kokën e tij 26 nëntori ishte më shumë sesa një objektiv, pasi luftoi për të qenë i pranishëm në sfidën e sotme ku pritet titullar, teksa luajti disa minuta në fundjavë gjatë barazimit me Kosiçen.

Mesfushori ka qenë krah trajnerit Vais në konferencë për shtyp e ne vijim të gjitha komentet e tij.

Për ju një ndeshje speciale, që në një farë mënyrë ka filluar që nga festa në short…

Kur pashë Milanin në ditën e shortit u gëzova shumë. Të luash një ndeshje të tillë kundër një skuadre si kjo, një “ish”, në Sllovaki, në Champions… Shumë arsye për të qenë i lumtur.

E keni përkrahur Milanin që fëmijë. Si lindi ky pasion?

Po, ndoshta kur isha fëmijë, ata fituan gjithçka, kishin lojtarë të mrekullueshëm. Ndoshta kjo është arsyeja pse i kam ndjekur me babain tim. Milani dhe të luaja në “San Siro” si kuqezi ishte ëndrra ime. Krenar që ia dola.

Ndeshja me Milanin është një lloj udhëkryqi për ekipin tuaj në Champion…

Për ne ishte një ëndërr të shkonim në Ligën e Kampionëve, nuk kishim qenë kurrë në këtë turne. Këto ndeshje janë diçka ekstra. E dimë që nuk jemi favoritë, ndoshta në asnjë ndeshje, kështu që për ne është një përvojë e mirë, edhe për të ardhmen.

Çfarë lloji Milanit prisni të përballni?

Nuk ka shumë vazhdimësi, por sigurisht që është një skuadër e mirë sepse Real Madridi (të cilin Milani mundi) sigurisht që nuk është një ekip i lodhur. Do të jetë shumë e vështirë, por do të bëjmë më të mirën duke u përpjekur të arrijmë qëllimin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat