Ish-ylli i Liverpool-it, Jamie Carragher, e ka cilësuar Mohamed Salah “egoist” pas deklaratave të bëra nga lojtari për kontratën e tij.
Me marrëveshjen që skadon qershorin e ardhshëm, Salah ka deklaruar për US TV se Liverpool-i nuk ka bërë asnjë përpjekje për të nisur bisedat për një rinovim të mundshëm.
“Duhet të them se jam shumë i zhgënjyes me Mo Salah”, ka thënë Carragher për Sky Sports’ Monday Night Football. “Liverpool ka ndeshjen me Real-in në mesjavë (në Champions) dhe atë me Manchester City-n në fundjavë.
“Këtu duhet të jetë i përqendruar klubi tani”.
Carragher ka shtuar: “Nëse ai vazhdon të bëjë deklarata dhe menaxheri i tij bën postime enigmatike, kjo është egoiste. Po mendojnë për veten e tyre dhe jo për klubin”.