Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka reaguar pas kritikave që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka bërë gjatë fundjavës.
Numri një i Los Blancos ka sulmuar La Liga-n për mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga të drejtat televizive.
“Mendoj se Florentino, ndonjëherë, nuk jeton me realitetin. Ka thënë gjëra që nuk janë të vërteta”, ka deklaruar Tebas.
“Gjërat nuk janë ashtu siç thotë ai. As pirateria nuk është ashtu siç ka thënë ai. Mendoj se nuk ka lidhje me realitetin dhe kjo është shqetësuese”.