Razvan Burleanu mundohet të justifikohet për turpin e tifozëve rumunë, që provokuan Kosovën me thirrje: Serbia, Serbia, Serbia.
Po të ishin rumunët viktima, nuk do t’i dënonte UEFA 128 mijë euro.
Dënimi 128 mijë euro është treguesi më i mirë se kush ishte provokatori dhe fajtori.
Provokuesi e ka emrin: Tifozët rumunë!
Fakti se dënimi është 128 mijë euro, UEFA e thotë qartë fajtorin!
Razvan Burleanu, kryetar i Federatës së Futbollit të Rumanisë, me deklarata e tij duket sikur e paska pa një ndeshje tjetër dhe jo mes Rumanisë dhe Kosovës.
Razvan Burleanu, e para ju duhet të skuqeni për turpin e tifozëve, sepse është hera e dytë që iu ndodhi një gjë e tillë, pasi që edhe me 12 shtator të vitit të kaluar u ndërpre ndeshja për 50 minuta, për thirrjet “Kosova është Serbi” dhe shfaqja e pankartës së turpit.
Dhe prapë më 15 nëntor të këtij viti ndodhi i njëjti turp. Ju e keni fituar ndeshjen në tavolinën zyrtare me 3:0 ndaj Kosovës, kjo e fundit e braktisi fushën me të drejtë.
E gjithë bota e pa provokimin e rumunëve dhe për atë jeni dënuar me 128 mijë euro si Federatë e Rumanisë.
Një deklaratë qesharake e Razvan Burleanu. “Nëse Kosova shkon në CAS, atëherë ne kemi vetëm një pozicion, atë të mbrojtjes dhe të fitores.
Sepse Federata Rumune e Futbollit arriti të fitonte pothuajse të gjitha provat në CAS në të cilat ishte një festë. Është e çuditshme që nuk respektohen disa parime, pra që ndeshja të përfundojë në fushë”, - tha mes të tjera Burleanu, transmeton mediua rumune “Sport.ro”
Razvan Burleanu flet për parime, por për cila parime këtu kur brohoritet Serbia, Serbia, a mos vallë ishte Rumania duke luajtur me Serbinë?
Ai thotë se sipas gjykimit të UEFA-s, Rumanisë i është bërë padrejtësi, krahasuar me Kosovën, e cila i lejoi vetes të largohej nga fusha e lojës, thjesht.
“Kjo gjobë irracionale mbetet. Këtu më shumë u sanksionua përdorimi i laserit sesa gjesti provokues që solli gjithë këtë incident nga lojtarët kosovarë.
Por ajo që na huton më shumë është të luajmë një ndeshje pa tifozë. Jemi në pritje të arsyetimit të vendimit dhe më pas do të vendosim nëse do ta ankimojmë këtë vendim. Kombëtarja e Kosovës nuk u sanksionua për largim nga fusha e lojës”, tha mes të tjera,
Burleanu më pas kritikoi ashpër vendimin e Kosovës që u largua nga fusha e Arenës Kombëtare, kur kishin mbetur vetëm 2 minuta për të luajtur.
“Skenari i parë me të cilin punuan ata nga Kosova ishte fitorja në fushë, kjo u pa edhe nga evolucioni i tyre dhe kur e panë që kjo nuk ishte më e mundur, atëherë aktivizuan skenarin tjetër (tërheqje nga fusha).
Duket se gjithçka është bërë në këtë drejtim sepse e pamë sjelljen e Kosovës, u munduan të sjellin një njollë në imazhin e futbollit, më saktë një ndërhyrje politike. Politika nuk duhet të ndërhyjë kurrë në sport.
Gjithmonë e kemi vënë futbollin mbi gjithçka tjetër. Kombëtarja rumune nuk është larguar asnjëherë nga fusha e lojës, kjo është mënyra për të treguar respektin tuaj për futbollin”, përfundoi Razvan Burleanu .
Për cilën politkë po flet Razvan Burleanu, për të Beogradit? Brohoritjet Serbia Serbia, është kryekëput politike dhe e Beogradit!
Ndaj, Razvan Burleanu nuk mund të mbulosh turpin rumunë dhe për atë u ndëshkuat me 128 mijë euro. Pendohu e kërko falje ndaj Kosovës, sepse turpi nuk mbulohet duke i bërë argatin tifozët rumunë Serbisë.