Tirana ka nxjerrë në shitje biletat për derbin e së dielës me Partizanin në stadiumin “Arena Kombëtare”. Çmimet variojnë nga 500 në 5000 lekë të reja.
Ka ndryshime në sektorë të veçantë, pasi ndryshe nga Partizani, Tirana ka vendosur që të gjithë sektorët E të jenë me çmim 1000 lekë të reja. Kujtojmë se të kuqtë në sektorë të caktuar të derbit të parë vendosën çmimin 1500 lekë.
Kjo sfidë vlen për javën e 15-të të Superiores. Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e shtatë, ndërsa Partizani kryeson me 12 pikë më tepër.
Çmimet:
Sektorët N, S dhe V: 500 lekë të reja
Sektorët e tribunës E: 1000 lekë
Sektori W101 dhe 107: 3000 lekë
Sektori W102, 103, 105 dhe 106: 4000 lekë
Sektori W104: 5000 lekë
Shitja është “online” aktualisht dhe të hapur janë vetëm sektorët në katin e parë. Tifozët e Tiranës kanë të dedikuar sektorët e tribunës N prapa porte, ndërsa ato të Partizanit sektorët S dhe V prapa porte.