Aktualisht ata ndodhen në kreun e tabelës së bashku me Teteksin, Vëllazërimin e Kërçovës dhe Xhepçishtin në një konkurrencë tepër të fortë mes gjashtë skuadrash që kanë qenë pjesë e Ligës së parë përfshirë edhe Renovën.
Ky sukses është nga shumë faktorë.
E para janë një klub i organizuar që drejtohet nga kryetari Nazim Limani, nënkryetari Abdylmexhit Shaqiri, sekretari i klubit Urim Saliu.
Por punën më të madhe po e bëjnë mërgimtarët që janë financuesit kryesorë të klubit dhe firmat e respektuara . Ky rezultat nuk do ishte kaq i mirë pa përkushtimin e lojtarëve por edhe të trajnerit, Sejdi Idrizi, që ka bërë një punë të shkëlqyer.
Vëllazërimi do qëndronte akoma më mirë këtë sezon, nëse nuk do ishte në shënjestër i disa arbitrave që e kanë dëmtuar.
Shumë prej ndeshjeve ata e kanë përfunduar me një lojtar më pak.
Por edhe lëndimet e shumta kanë ndalur ritmin për rezultate edhe më të shkëlqyera. Këtë javë Vëllazërimi luan në shtëpi me Reçicën dhe pritet një tjetër fitore për forcimin e kreut të tabelws.