Futbollistët e Bashkimit nga Jabollçishti sot shënuan fitore kundër Venec me rezultat 2-0, me dy golat e realizuar nga Zani Ahmedovski.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së parafundit në Ligën e Tretë-Jug të Maqedonisë.
Pas përfundimit të takimit dhe fitores klubi shtroi drekë për futbollistët.
Në xhiron e fundit, Bashkimi duhej të luante me FK Obërshani, por meqë kjo skuadër është tërhequr nga garat, atëherë Bashkimi do t’i fitoj pikët në tavolinë.
Me këto tre pikë të ardhshme, Bashkimi do të grumbullojë 25 pikë dhe sipas të gjitha gjasave e mbyll sezonin në vendin e dytë.