Markus Turam ka një statistikë që mund të shihet si problem ose zgjidhje. Sulmuesi francez kur shënon në një ndeshje ose shënon më shumë sesa një gol, ose fare. Nëse jo 3, shënon 2. Në Europë, vetëm Robert Levandovski ka bërë më mirë sesa sulmuesi francez i Interit.
Lojtari i Barcelonës ka shënuar në 5 ndeshje më shumë sesa dy gola, ndërsa bomberi zikaltër ka shënuar në 4 ndeshje:
Dy me Xhenoan, dy me Atalantën, tre me Torinon dhe dy me Veronën në Bentegodi. Ndaj Veronës tregoi që nuk është vrastar vetëm në zonën e rreptësisë, por edhe kur niset shumë larg saj. Dogji dy herë pas shpine mbrojtësit kundërshtarë dhe shënoi 2 herë duke dribluar portierin. Mbrojtja e Veronës qëndroi shumë lart në fushë dhe ia la autostradë.
Turam është shndërruar në një lojtar të ri. Që kur u rikthye në “San Siro” ka nisur që të mendojë më së shumti si një numër 9, sidomos pas një Europiani zhgënjyes. Ka ndryshuar mënyrën e të luajturit në krahasim me sezonin e kaluar dhe është bërë më konkret përpara portës kundërshtare.
Deri tani ka shënuar 9 gola në kampionat dhe një në Champions.
Ka arritur kuotën e numrave 2-shifrorë një muaj larg Krishtlindjeve. Sezonin e kaluar shënoi 10 gola në mesin e janarit dhe pastaj e mbylli me 15. Këtë herë synon të arrijë 20 gola. Ka goditur portën 21 herë duke shënuar 9 gola. Vetëm Ken, Kastejanos dhe Retegi kanë një mesatare të tillë. Turam gjithashtu ka shërbyer 3 asiste për shokët e skuadrës. Të dhëna shumë pozitive për një bomber.