Xherdan Shaqiri është në formën më të mirë të mundshme dhe kjo u vërtetua në javën që e lamë pas, kur realizoi het-trik për fitoren e Baselit me rezultat 3:1 Servettes, në kaudër të elitës së futbollit zviceran.
Tregolëshit i Shaqës, Baseli është në krye të tabelës.
Mediat në Serbi ende e kanë frikën nga emri i yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, për faktin se dy herë e rrëzoi Serbinë në në fazën e grupit në Kampioonatin Botëror. Herën e parë (22 qershor, 2018) në Kaliningrad të Rusisë, duke e mundur Serbinë me 2:1 me golat e Shaqirit dhe Granit Xhakës, dhe herën e dytë (më 2 dhjetor, 2022) me 3:2 (shënoi Shaqiri) në Doha të Katarit
Kjo farë media serbe shkarravit duke e quajtur Shaqën provokator vetëm pse dy herë ia rrëzoi Serbinë nga Kampionati Botëroir.
“Shaqiri bëri bujë publike! Shaqiri ka lindur në vitin 1991 në Gjilan të Kosovës, por shumë shpejt u shpërngul në Zvicër me familjen e tij dhe u bë përfaqësues i këtij vendi. Në një nga intervistat Shaqiri zbuloi disa detaje të panjohura nga fëmijëria e tij”, shkruan media serbe”Kurir”.
“Ronaldo ishte idhulli im.
Ronaldo origjinal.
Mënyra se si ai luajti ishte magji për mua.
Kam qarë gjatë Kupës së Botës në vitin 1998 kur ai doli dhe Brazili humbi nga Franca, isha i trishtuar. Ditëlindja ime ishte vetëm tre muaj më parë dhe çdo ditë i thosha nënës sime se doja fanellën e verdhë të Ronaldos:
Të lutem të ma dhurosh!
Kur erdhi ditelindja, nëna ime më pruri kutinë dhe fanella e verdhe e Ronaldos ishte në fund, Ishte një fanellë e verdhë me emrin e Ronaldos dhe numrin 9- të të shkruar në të.
Megjithatë, kjo nuk ishte shumë e rëndësishme për mua. Ishte një nga ditët e preferuara të jetës sime. E kam veshur për dhjetë ditë”, ka zbuluar Xherdan Shaqiri.