Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në sfidën Lugano-Gent në Conference League

Futboll

Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në sfidën Lugano-Gent në Conference League

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 17:46
Gjyqtarët

Tashmë nuk është më një risi. UEFA u beson sërish një ndeshje në arenën ndërkombëtare gjyqtarëve shqiptarë.

Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e Conference League mes Luganos dhe Gent, që do të luhet të enjten e 28 nënorit në orën 21:00 në “Arena Thun”.

Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e Jorgjit, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Një tjetër arbitër shqiptar, Kreshnik Barjamaj, do të jetë asistent në VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat