"Juve është shumë e fortë në mbrojtje, jo vetëm me top por edhe pa të. Ata po ndërtojnë një ekip që përpiqet të ruajë kontrollin e ndeshjes, duke qëndruar mirë në prapavijë. Pa Vlahovic mund të ndryshojë diçka”.
Kështu e prezanton trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ndeshjen e Champions League kundër vardhezinjve.
"Më pëlqen shumë ky format i Champions. Mendoj se shumë skuadra mund të kenë më shumë kohë për të korrigjuar disa gabime. Natyrisht ne po shikojmë klasifikimin”, shtoi Emery.
"Juve është favorite për të mërkurën, ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të organizuar, veçanërisht në nivelin mbrojtës - tha mbrojtësi Pau Torres, përkrah Emery në konferencën për shtyp - Vlahovic është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë.
Nëse ai nuk është atje nuk ka rëndësi sepse Juventusi është një ekip me shumë alternativa të forta. Megjithatë, ne jemi gati për këtë sfidë dhe kemi punuar shumë për t'u përgatitur dhe për të gjetur një fitore që na ka munguar prej kohësh”.