Në një intervistë të dhënë për “The Lucky Blog”, Marko Materaci i është rikthyer episodit të ndodhur gati 18 vite më parë në finalen e Kupës së Botës mes Italisë dhe Francës.
Pas provokimeve të shumta Zidan goditi me kokë Materacin duke marrë karton të kuq e duke lënë në inferioritet numerik “Gjelat”. “Me Zidan nuk kam patur asnjë herë marrëdhënie përveç dueleve në fushë.
Nuk kisha as përpara atij episodi dhe nuk kishs as pas asaj që ndodhi. Ai është një legjendë e lojës dhe e respektoj edhe për karrierën që ka bërë si trajner duke fituar dy Champions radhazi me Realin.
Tani që kanë kaluar shumë vite nuk pres më asnjë ndjesë prej tij, mendoj se me shumë dëshirë mund të flisja me Zidan”, tha Materaci.