Armando Broja kundër Watford U21
Armando Broja la pas dëmtimin dhe u rikthye në fushën e lojës me Everton.
Por ai luajti me ekipin U21 dhe jo me të parin, për shkak se ende nuk është në formën optimale.
Në sfidën e mbrëmshme kundër Watford U21, Broja luajti vetëm 45 minutat e para. Edhe pse nuk ia doli që të shënonte, shqiptari mori vëmendjen kryesore me lojën e zhvilluar.
Driblimet dhe shpejtësia e Brojës nuk munguan, me 23-vjeçarin që dukej “zjarr” pas një dëmtimi të gjatë.
Shqiptari lëvizte shumë thjeshtë duke u treguar tepër ekspert dhe i “pjekur” përballë 21-vjeçarëve.