Nuk fshihet: E kam vuajtur në kurriz

Futboll

Nuk fshihet: E kam vuajtur në kurriz

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 19:12
Bledi Shkembi

Tifozët e Tiranës do të rikthehen në stadium pas 3 javësh. FSHF-ja vendos të “falë” bardheblutë dhe t’i rikthejë ato për derbin me Partizanin, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00 në “Air Albania”.

Në lidhje me këtë vendim ka folur ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi në "Procesin Sportiv" në "Top Channel".

Ky i fundit ka deklaruar se në momentin që u mor vendimi ishte i tepruar dhe së në këtë moment që po flasim tifozët janë “oksigjeni” i skuadrës.

Ndër të tjera vuri në dukje se mungesën e tifozëve dhe të një fushe e ka vuajtur shumë në kurriz të tij kur drejtonte kryeqytetasit dhe në momentin që u dha vendimi për dënimin e tyre u duk fundi.

“Unë jam i mendimit që në ato momente ai vendim ka qenë i tepruar.

Kjo nuk diskutohet. Patjetër që neve na vjen mirë që tifozët “falen”. Unë jam dakort me mendimin e Lorenc Jeminit se tifozët janë oksigjen për Tiranën në këtë moment.

Unë e kam vuajtur vetë në kurriz pjesën e fushave, të stadiumeve dhe të problemeve të tjera të pafund. Dënimi i tifozëve u përjetua si fundi i diçkaje se çfarë po ndodh me ne.

Më vjen mirë që kthehen tifozët. Për arsyet nuk dua të merrem. Mungesa e fushës dhe tifozëve është ndjerë shumë. Janë masakrim për futbollin dhe sidomos për futbollistët.

Mungesa e tifozëve në këtë sezon në stadiume? E kam ndjerë shumë. Pavarësisht se na vjen mirë apo jo, por ne nuk e kemi kultuarën e tifozit. Tashmë ndeshjet mund të shihen në telefon apo Tv dhe kjo është një tjetër arsye. Gjithashtu edhe cilësia ka të bëjë shumë, nuk diskutohet”, deklaron Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat