(E plotësuar) - 8' Wirtz shënoi nga penallti për Bayer Leverkusenin.
7' Arsenali në epërsi, Martinelli realizon.
5' Nuk ka ende gola.
2' Fillojnë ndeshjet.
Gjithçka gati.
Rezultatet
Barcelona - Brest 0:0
Bayer - Salzburg 1:0
Bayern - PSG 0:0
Inter - Leipzig 0:0
Manchester City - Feyenoord
Sporting - Arsenal 0:1
Young Boys - Atalanta 0:1
Milani fiton në Bratisllavë
Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.
"Rossonerët" shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit.
Për Mlanin shënuan Pulisic (21'), Leao (68') e Abraham (71') dhe për vendasit Barseghyan (24') e Marcelli (88’).
Pas xhiros së pestë në Champions League, Milani renditet në vend të 9-të me 9 pikë e Sllovani në fund me 0 pikë..
Atletico e Madridit poshtëron me rezultat skuadrën e shqiptarëve
Atletico Madridi ka shënuar fitore e duke poshtëruar me rezultat 6:0 në Pragë skuadrën çeke, Sparta.
Futbollistët Ermal Krasniqi, Albion Rrajhmani e Qazim Laçi, u paraqitën nga minuta e parë për Spartën.
Shqiptari Indrit Tuci në minutën e 61-të e ka zëvendësuar Ermal Krasniqin dhe Rrahmani u u largua në atë të 60-tën dhe Laçi (79')..
Alvarez (15’ e 59'), Llorente (43'), Griezmann (70’) e Correa (85’ e 89’) - shënuan për fitoren e thellë të Atleticos.
Pas xhiros së pestë në Champions League, Atletico ngritet në vend të 10-të me 9 pikë e Sparta në të 28-tin me 4 sosh.
Ndeshje delikate për zikaltrit
Interi luan sot në Ligën e Kampioneve një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Lajpcig.
Zikaltrit janë mes tetë skuadrave të para në renditje që do iu ndihmonte të bënin pushim një fazë me eliminim direkt, ndaj duan me çdo kusht tre pikët përballë gjermanëve.
Trajneri Inzagi nuk ka kursyer titullarët, teksa ka kthyer titullar Çalhanollu, i cili ka qenë i dëmtuar. Kësisoj, është kthyer përsëri në stol Asllani, pavarësisht provës së mirë në fundjavë ndaj Veronës në kampionat.
FORMACIONET ZYRTARE
Inter (3-5-2) – Zomer; Pavard, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Zielinski, Dimarko; Taremi, Lautaro Martinez.
Trajner: SImone Inzagi
RB Lajpcig (4-4-2) – Gulaksi; Gertruida, Orban, Lukeba, Henrihs; Baumgartner, Kampl, Haidara, Nusa; Openda, Andre Silva.
Trajner: Marko Ros.