Broja në fushë për 45 minuta

Futboll

Broja në fushë për 45 minuta

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 21:50
Armando Broja

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës së Premier Ligës.

Futbollisti është i huazuar për këtë sezon me Tofis që kanë të drejtën që ta blejnë. Por që të lejë shenjë, shqiptari duhet që të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi në thembrën e Akilit. Broja tregoi ndjesinë për rikthimin në fushë pas takimit.

“Ishte bukur që u riktheva në fushë! Ka kaluar ca kohë që nga dëmtimi im, kështu që është thjesht një ndjesi e bukur të rikthehem atje duke luajtur, duke qëndruar në bar, duke shijuar futbollin me një buzëqeshje në fytyrën time! Realisht u kënaqa dhe jam i paduruar që të vazhdoj të përmirësohem dhe shpresoj të kthehem me ekipin e parë. ishte emocionuese të mbaja veshur fanellën e Evertonit, ishte ndjesi e bukur! Shpresoj të vesh fanellën e ekipit të parë shpejt!”

Aktivizimi i tij për të rinjtë e Evertonit po ndiqet me vëmendje dhe nga trajneri i ekipit të parë Shon Dajç, u cili pret rikuperimin e sulmuesit kuqezi për të ndihmuar në realizimin e më shumë golave për Tofis.

Dëmtimi e la Brojën jashtë kombëtares për të gjitha takimet e Ligës së Kombeve të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat