Shënoi dy gola dhe dhuroi 3 asiste, shoku i Gjimshitit bëhet lojtari i parë....
Çarls De Ketelare po kalon një moment të artë te Atalanta. Vetëm Kevin De Bryjn, me plot 17, ka dhënë më shumë asistime se Çarls De Ketelare (16, baraz me Mohamed Salah) në mesin e lojtarëve të top-5 ligave evropiane në të gjitha garat në këtë vit kalendarik.
Belgu u bë lojtari i parë që u përfshi në 5+ gola në një ndeshje të Champions-it për një ekip italian.
De Ketelare ishte protagonist absolut, në duelin ndaj Jang Bojs, ku bergamaskët triumfuan me rezultatin 1 me 6. Mesfushori dhuroi 3 asiste si dhe shënoi 2 gola.