Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, po shkëlqen në fanellën e kampionit të Gjermanisë, Bayer Leverkuseni.
Bayer sonte e ka demoluar me rezultat 5:0 Salzburgun nga Austria, në kuadër të xhiros së pestë në Champipns League.
Xhaka ishte ndër më të mirët duke u vlerësuar me notën 7.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Alejandro Grimaldo i Bayer është lojtar i ndeshjes, me notën 9.8 dhe Florian Wirtz (Bayer) me notën 9.0.
Interi kryeson me 13 pikë, pasojnë Barcelona me 12, Liverpooli (një ndeshje më pak) 12, Atalanta 11, Bayer Leverkusen 10 pikë etj.