Gjithçka pritet të dihet zyrtarisht më 16 dhjetor se a do të jenë Shqipëria dhe Serbia bashkorganizatorë të Kampionatit Evropian U21 në futboll në vitin 2027.
Do të ishte lajm i keq nëse do të jetë kështu zyrtarisht më 16 dhjetor, sepse ka pasur shumë reagime nga shqiptarët qoftë në Kosovë dhe në Shqipëri për këtë rast, duke kërkuar që Federata e Futbollit Shqiptar, të heq dorë nga ky organizim së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë.
Sekretari i ri i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko, ka qenë i ftuar në revistën “Oko”, ku foli edhe për kandidaturën e Serbisë së bashku me Shqipërinë për Kampionatin Evropian të Juniorëve në vitin 2027. "Shpresojmë në Beograd.
Ky vendim nuk është marrë ende, por jemi optimistë se do të marrim lajme të mira dhe organizim të përbashkët të kësaj gare", tha ai.