Qazim Laçi, mesfushori kuqezi i skuadrës së Spartës ka folur për Nova Sport pas disfatës së thellë në Champions, 0:6 përballë Atletico Madrid, në ndeshjen e luajtur në Pragë:
"Nuk ka shumë për të thënë për këtë ndeshje. Duhet të analizojmë gjithçka që ishte e gabuar.
Luajtëm kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë, ishte e vështirë”.
"Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mos ulim kokën, megjithëse do të jetë shumë e vështirë. Sezoni do të jetë ende shumë i gjatë", tha Laçi.