Rafael Leao u rikthye për të shënuar në ndeshjen e Champions League të fituar 2-3 në fushën e Slovan Bratislava dhe sulmuesi portugez u shpërblye me çmimin Lojtari i Ndeshjes nga UEFA.
Me këtë motivacion: “Leao vendosi me cilësinë e tij individuale një ndeshje vërtet të vështirë ndaj bllokut të mirëorganizuar mbrojtës të Slovan”.
Portugezi foli për Milan TV pas ndeshjes: “Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Trajneri e kishte përgatitur mirë ndeshjen, e dinim se nuk do të ishte e lehtë të luanim kundër tyre në shtëpi. Në këto ndeshje nuk mjafton cilësia për të fituar”.
"Tani kanë mbetur edhe tri ndeshje të tjera, shpresojmë t'i fitojmë sepse është e rëndësishme.
Tani kjo ndeshje ka përfunduar, le të mendojmë menjëherë për atë në ligë. Milani duhet të synojë gjithmonë kryesimin e tabelës”.