Ekipi i 2 Korrikut U-19 do të luajë sot (e mërkurë) kundër ukrainasëve të Dynamo Kyivin, në raundin e tretë të “UEFA Youth League”.
Ekipi prishtinas ka kaluar me sukses dy raundet e para të “UEFA Youth League”, duke eliminuar në raundin e parë ekipin nga Shqipëria, Bylisin dhe në raundin e dytë e eliminoi Dublinin e Irlandës.
Tani, 2 Korriku ka përpara vetes një sfidë të madhe, në raundin e tretë apo fazën ‘play-off’, ku do të ndeshet me gjigantin ukrainas, Dynamo Kyiv.
Sot (e mërkurë) do të luhet ndeshja e parë në Poloni, përkatësisht në Stalowa Wola nga ora 13:00, pasi ekipi ukrainas për shkak të luftës ndeshjet i zhvillon në në terren neutral, teksa ndeshja kthyese parashihet të luhet më 11 dhjetor në Prishtinë.
Në rast kalimi të kësaj faze, 2 Korriku së bashku me nëntë skuadra tjera më të mira kalojnë në fazën e 1/16-tës së së Ligës së Kampionëve për të rinj, aty ku momentalisht janë duke luajtur ekipet e 36 skuadrave të mëdha, ku 22 prej tyre kalojnë në fazën nokaut.
Ndryshe, ndeshja kthyese parashihet të luhet më 11 dhjetor në Prishtinë.