Tedi Cara është një lider i skuadrës së Partizanit.
Kavajasit është shndërruar në një lojtar kyç te “Demat”, me të cilët ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.
Kontrata aktuale i përfudon në verë dhe ende mes palëve nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin. Lojtari duket gjithmonë e më larg kryeqytetasve, pasi për të siç dihet ka edhe interesime.
Drejtuesit e kuq nuk dëshirojnë të humbasin nga largimi i tij dhe duke qenë se kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni janë të gatshëm ta shesin Carën që në merkaton e dimrit, sigurisht nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë që kënaq interesat e kryeqytetasve.
Në këtë sezon 24-vjeçari ka luajtur në 17 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.