Llideri i Partizanit gjithmonë e më larg të kuqve

Futboll

Llideri i Partizanit gjithmonë e më larg të kuqve

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 10:54
Tedi Cara dhe Arinaldo Rrapaj

Tedi Cara është një lider i skuadrës së Partizanit.

Kavajasit është shndërruar në një lojtar kyç te “Demat”, me të cilët ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Kontrata aktuale i përfudon në verë dhe ende mes palëve nuk kanë nisur bisedimet për rinovimin. Lojtari duket gjithmonë e më larg kryeqytetasve, pasi për të siç dihet ka edhe interesime.

Drejtuesit e kuq nuk dëshirojnë të humbasin nga largimi i tij dhe duke qenë se kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni janë të gatshëm ta shesin Carën që në merkaton e dimrit, sigurisht nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë që kënaq interesat e kryeqytetasve.

Në këtë sezon 24-vjeçari ka luajtur në 17 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat