“Ethet” e derbit kanë nisur prej ditësh të “kaplojnë” kryeqytetin, teksa ditën e dielë në orën 19:00 në arenën kombëtare do të sfidohen mes tyree Tirana dhe Partizanit. Sigurisht kjo është sfida më me rivalitet në futbollin shqiptarë dhe fitorja vlen më shumë se 3 pikë.
Ekipet në këtë përballje vijnë pas ecurive të kundërta. Të kuqtë kryesojnë me 27 pikë, ndërsa bardheblutë kanë 12 pikë më pak.
Por pavarësisht kësaj një ndeshje derbi mbetet derbi dhe kjo sfida ka specifikat e veta.
Siç dihet Tirana prej disa vitesh nuk njeh fitoren ndaj Partizanin dhe për të arritur te 3 pikët, Refik Halili ka menduar të motivojë skuadrën.
Në fakt presidenti si për çdo derbi edhe në atë të së dielës pritet të japë premio. Shuma e të cilës varion nga 20 – 30 milionë lekë të vjetërë.
Një mënyrë për të motivuar lojtarët dhe skuadrën para një takimi shumë të rëndësishëm. Ky është derbi i dytë që do të luajnë Tirana dhe Partizani mes tyre, pasi derbi i parë për këtë sezon ka përfunduar në barazim.