Festa e 28 Nëntorit i bën bashkë pas një dekade tifozët e hasmuar shqiptarë

Futboll

Festa e 28 Nëntorit i bën bashkë pas një dekade tifozët e hasmuar shqiptarë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Festa e 28 Nëntorit i ka bërë bashkë pas një dekade tifozët e dy klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, “Shvercerat” e Shkupit dhe “Ballistët” e Tetovës.

Tifozët shqiptarë kanë pasur hasmëri mes vete në 10 vjetët e fundit, ndërsa tash e morën një vendim fantastik duke e qitur kombin mbi të gjitha.

Ata ia kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit dhe ia dhanë besën e shqiptarit njëri-tjetrit para derbit të sotëm mes Shkëndijës dhe Shkupit, që do të luhet në Tetovë duke filluar nga ora 13:00.

“Mirë se vini, vëllezër nga Shkupi”, kanë shkruar “Ballistët” në rrjetet sociale, duke iu uruar mirëseardhje tifozëve shqiptarë nga kryeqyteti.

Tifozëve shkupjanë madje iu kanë siguruar edhe bileta pa pagesë, duke uruar që bashkërisht të dhurojnë spektakël sot në tribuna.

Festa e Flamurit i ka bërë gjithmonë bashkë shqiptarët, kudo në botë. E “Shvercerat” dhe “Ballistët” u treguan shembull i mirë në këtë rast. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat