Milan është rikthyer nga Bratislava me tri pikë të arta pas fitores 3-2 ndaj Slavia në Champions League. Zlatan Ibrahimoviç, një nga drejtuesit e kuqezinjve, foli për ulje-ngritjet e ekipit dhe mbi të gjitha për merkaton e janarit që po afrohet.
“A kemi nevojë për një mbrojtës? Ne nuk bëmë maksimumin në mbrojtje, por për mendimin tim, nëse flasim për mbrojtjen, atëherë duhet të flasim për të gjithë ekipin. Të mos fajësojmë vetëm mbrojtësit”, tha Ibrahimovic.
“Në janar të shohim. Le të kujtojmë se Bennacer do të kthehet pas një jave. Edhe nëse nuk është mbrojtës do të na ndihmojë me cilësinë e tij, do të jetë shtesë në mesfushë. Gjithsesi, jemi gjithmonë të hapur për të parë nëse mund të sjellim diçka”, shtoi Ibrahimovic.
“Ne jemi gjithmonë në dialog me trajnerin për të parë nëse ka diçka të nevojshme apo jo dhe nëse duhet diçka, ne do të ndërhyjmë. Ne kemi besim dhe po punojmë çdo ditë. Të gjithë punojmë me të njëjtat qëllime, sekreti është të punosh”, shtoi drejtuesi kuqezi.
Më pas, suedezi komentoi për mosvazhdimësinë në paraqitje që ka karakterizuar këtë pjesë të parë të sezonit: “Skuadra duhet të gjejë të njëjtin përqendrim si ndaj Real Madrid. Çdo ndeshje është e rëndësishme, nëse doni të arrini majat në çdo ndeshje”.
“Ky Milan duhet të jetë i përqendruar dhe të performojë mirë. Në disa ndeshje kemi bërë qasje të gabuar, por kemi biseduar me ekipin dhe ata e dinë se çfarë të bëjnë, duhet ta gjejnë këtë klikim”, u shpreh Zalatan Ibrahimoviç.