Arabët i venë syrin Torinos!
Urbano Cairo po dëgjon propozimet e mundshme për shitjen e Torinos. “Corriere dello Sport” shkruan se: i lodhur nga fakti që shënjestrohet nga tifozët si “tirani” që po mban peng klubin granata, pronari i Torinos ka zhvilluar bisedime me Red Bull javët e fundit dhe tani është në pritje të propozimeve nga bota arabe.
Në fakt, thashethemet janë përhapur në Riad për një interes të mundshëm arab për të blerë klubin.
Nuk ka ende negociata, por sipas asaj që po filtron, struktura saudite po studion dosjen e klubit dhe po vlerëson fizibilitetin e operacionit.
Cairo nuk e ka nxjerrë kurrë publikisht Torinon në shitje, edhe pse ka një ofertë prej 200 milionësh. Flitet se kërkesat nisin mbi 250 milionë euro, atëherë ai është i gatshëm të nisë negociatat për shitjen e Torinos.