Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi një fitore të thellë në Ligën e Kampionëve me rezultatin 5:0 ndaj Salzburgut.
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka foli pas ndeshjes dhe tregoi se falë paraqitjes së mirë, skuadra kundërshtare u duk tejet e dobët.
“Ne nuk patëm një lojë të lehtë. E bëmë të lehtë për vetën tonë me një paraqitje të fortë.
Salzburgu ka cilësi, por ne nuk lejuam që kjo cilësi të zhvillohet.
Tani kemi Interin, Atletiko Madridin dhe Pragën.
Tri detyra të mëdha para nesh, synimi ynë është t’i bëjmë gjërat më të qarta para Krishtlindjeve”, u shpreh Granit Xhaka
Skuadra gjermane në pesë xhiro ka grumbulluar 10 pikë në Ligën e Kampionëve dhe gjendet në pozitën e 5-të.