De Rossi: Të gjithë duan të imitojnë Guardiolën

Futboll

De Rossi: Të gjithë duan të imitojnë Guardiolën

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 12:37
De Rossi:

Gjatë edicionit të gjashtë të “Sport Talk Industry”, ish-trajneri i Romës, Daniele De Rossi, ka ofruar disa reflektime mbi futbollin modern dhe përvojën e tij.

Për tendencat taktike, De Rossi theksoi një gabim të zakonshëm të trajnerëve: përpiqen të imitojnë figura si Guardiola, i konsideruar si një gjeni taktik: “Të gjithë trajnerët duan t’i imitojnë ata që duken gjenialë, si Guardiola, por kjo heq topin nga këmbët e të rinjve për të bërë një orë taktikë”.

Për të, futbolli është një sport i thjeshtë, që duhet të afrohet natyrshëm te të rinjtë: “Djemtë duhet të luajnë një kundër një, të argëtohen. Dua të theksoj faktin se rëndësia e fizikalitetit po rritet në të gjitha sportet, përfshirë futbollin”.

De Rossi më pas lavdëroi Gian Piero Gasperinin, duke e konsideruar “ndoshta trajnerin më të madh në Itali gjatë 15 viteve të fundit”. Sipas ish-kapitenit të Romës, Gasperini e ka transformuar Atalantën nga një ekip mesatar në një nga të mëdhenjtë e futbollit italian: “Ai ka ndryshuar jetën e një klubi dhe të një qyteti”.

Pasi e përmendi triumfin e Atalantës në Ligën e Europës, ai sqaroi se, ndonëse është trofe prestigjioz, “fitimi i një trofeu nuk e ndryshon kursin tënd”. Ai gjithashtu përmendi Spallettin, duke thënë se “fitorja nuk është thelbësore, por ndjej se ata që fitojnë kanë më shumë peshë në nivelin e vëmendjes”.

De Rossi, gjithashtu foli për Francesco Tottin, me të cilin ka luajtur shumë vite te Roma: “Lojtari më i fortë dhe më i magjishëm ishte Francesco, ai kishte atë dritë, që e mbante pas vetes, lidership, edhe pse të heshtur”.

Për më tepër, ai lavdëroi Zidane si një nga kundërshtarët e tij më tërheqës, por e pranoi se lojtari më i vështirë për t’u përballur ka qenë Clarence Seedorf, një kundërshtar më të fortë fizikisht dhe teknikisht, dhe më të shpejtë në zgjedhje.

Në lidhje me hapat e tij të parë si trajner, De Rossi tregoi vështirësitë fillestare, sidomos te SPAL, ku lojtarët e shihnin si një “objekt të panjohur”: “Duhej t’u bëja të kuptonin se isha në shërbim të tyre”.

Te Roma hyri si një figurë simbolike e klubit, por gjithsesi ka pasur nevojë të gjejë balancën e duhur në rolin e trajnerit: “Pjesa mendore dhe menaxhimi i grupit është shumë e rëndësishme, pastaj duhen njohuri futbollistike”.

Për De Rossin, “altruizmi” është një vlerë themelore për trajnuar një skuadër si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat