Frank Lampard është gati të rikthehet si trajner pas një pushimi njëvjeçar.
Siç raporton “The Telegraph”, Lampard është gati të jetë trajneri i ri i Koventri Sitit.
Ai pritet të zëvëndësojë Mark Robins i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta të skuadrës.
Lampard, së fundi ishte trajner i përkohshëm i Çellsit, ku kishte zëvëndësuar Graham Potter.Koventri, aktualisht gjendet në pozitën e 17-të në Championship, ku ka gjithsej 17 pikë.
Për Lampardin, Koventri do të jetë skuadra e katërt që do të ketë nën mënaxhim, pasi që më parë kishte drejtuar skuadrat e Derbi Kauntit, Çellsit dhe Evertonit.