Skuadra e Gwangju është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Sahnghai Shenhua, në ndeshjen e javës së pestë në Champions League të Azisë.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani.
Asani shënoi gol vetëm pas një minute pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 57-të.
Ky ishte goli i shtatë i lojtarit shqiptar në Ligën e Kampionëve të Azisë.