Pulisic sfidon kritikat

Futboll

Pulisic sfidon kritikat

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 13:22
Pulisic

Milan arriti një fitore të vuajtur ndaj Slavia Bratislava në Champions League.

Kuqezinjtë fituan 3-2, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Pavarësisht kësaj, për mesfushorin amerikan Christian Pulisic rëndësi ka fitorja. “Gjëja e rëndësishme ishte të fitonim, por është e qartë se ne duam të luajmë edhe më mirë”, tha Pilisic.

Më tej, mesfushori shtoi: “Është e qartë se duhet të mbrohemi më mirë. Në nivel personal më pëlqen roli që më ka caktuar trajneri Paulo Fonseca”.

I pyetur se sa mund të arrijë ky ekip, Pulisic tha: “Është e vështirë të thuhet, ne duhet të rritemi ende pasi kemi shumë potencial dhe më pas të shohim se çfarë munë të arrijmë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat