Maguire: Ka sjellë atë që i duhet Manchester United

Futboll

Maguire: Ka sjellë atë që i duhet Manchester United

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 13:37
Mbrojtësi Harry Maguire

Mbrojtësi Harry Maguire ka dhënë gjykimin e tij për trajnerin e ri të Manchester United, Ruben Amorim. Lojtari, i cili ka luajtur vetëm pesë herë në Premier League këtë sezon është i bindur se “idetë e freskëta dhe energjia e madhe” e Amorim do ta udhëheqin ekipin përmes një periudhe të qëndrueshme përmirësimi këtë sezon.

Në vitin e fundit të kontratës së tij me “djajtë e kuq”, Maguire shprehet se ende ndjehet në shtëpi në Old Trafford, pavarësisht se ka luajtur vetëm 242 minuta në Premier League deri më tani. “Kam pasur gjithmonë besim të madh. Gjithmonë kam besuar se i përkisja këtij klubi dhe mund të luaja në këtë nivel. Kam gjetur përsëri këmbët e sezonit të kaluar”, tha Maguire.

“Kam marrë disa lëndime fatkeqe këtë sezon por tani jam kthyer dhe ndihem mirë. Jam gati të ndihmoj skuadrën sërish në fushë dhe mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë ky seozn në vijim. Amorim ka ardhur me ide të reja, ide të freskëta, energji të madhe”, u shpreh më tej Maguire, tashmë 31 vjeç.

“Ndeshja e parë ishte e vështirë sepse ne donim të merrnim fitoren, por jam i sigurt që do ta arrijmë.

Shoh shumë përmirësim nga tani deri në fund të sezonit. Në takimet me trajnerin kam mbetur shumë i impresionuar me mënyrën se si ai flet, ngacmimi që ai i jep ekipit. Është me të vërtetë kërkues, ajo që i duhet skuadrës”, tha Maguire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat