Tifozët e Stuttgartit në Beograd, për të përkrahur skuadrën e zemër kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit, në ndeshjen e xhiros së pestë të Champions League.
Edhe një herë në Beograd u dëshmuan se janë armiqësor për mysafirin por kjo edhe pritej nga tifozët famëkeq “Delija” e Zvezdës.
Një përleshjeje masivea ka ndodhur pak orë para ndeshjes.
Media serbe “Telegraf”, ka shkruar: “Sipas njoftimeve jozyrtare, rreth tridhjetë tifozë të kampionit aktual të Serbisë u përplasën me një grup tifozësh të Shtutgartit në Unazën e Gjelbër, të cilët pranuan thirrjen për një përballje "të drejtë".
Dyshohet se në këtë përballje kanë marrë avantazhin tifozët e nënkampionit së Gjermanisë dhe njëri nga djemtë është rrahur të rëndë”.