Gostivari po vazhdon shkëlqimin në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e Gostivarit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në Shkup ndaj Vardarit.
Vendasit kokulur e të heshtur, skuadra shqiptare kthehet ballëlart për në Gostivar.
Futbollisti Diatta shënoi në minutën e 63-të e Ivan (87’).
Pas javës së 16-të, Shkëndija kryeson me 33 pikë, pasojnë Sileksi me 33, Gostivari 33, Rabotniçki 31, Struga Trim Lum 29, ndërsa Vardari është në vend të 10-të me 12 pikë.