Në fillim ishte video ku Coote ofendonte Jurgen Klop dhe Liverpulin. Më pas doli edhe një video ku ai dukej teksa merrte një pluhur të bardhë nga hundët. Tani “Thu Sun” ka publikuar edhe një tjetër video ku një mik i tij i kërkon që të ndëshkojë me të verdhë Ezgjan Alioski në një ndeshje të 2019-ës mes Leeds United dhe Ëest Bromëich Albion.
Përmasat e skandalit Coote kanë shqetësuar Anglinë pasi Federata e Futbollit ka nisur një hetim për arbitrin në fjalë, i cili prej disa javësh është pezulluar nga detyra e tij.
Sipas “Thu Sun” në vigjilje të takimit mes Leeds United dhe Ëest Bromëich Albion, Coote është kontaktuar nga një shok i tij, i cili i ka kërkuar që të ndëshkojë me karton të verdhë futbollistin Ezgjan Alioski.
Coote akuzohet edhe për baste të jashtëligjshme pasi në këtë takim Alioski u dënua me karton të verdhë që në minutën e 17-të për një faull të lehtë. Sipas “The Sun” të gjitha dyshimet janë se Coote është përfshirë edhe në një skandal bastesh. Shefi i arbitrave në ishull, Trevor Birch, nëpërmjet një letre, shpreh shqetësimin e madh për atë që po ndodh me kategorinë në fjalë për shkak të provave që janë evidentuar kundër Coote.