Jamie Carragher mendon se Interi është një nga katër skuadrat favorite për të fituar Champions League 2024-2025. Ai, madje, e thotë këtë me siguri të plotë.
Skuadra italiane të martën mbrëma fitoi 1-0 kundër RB Leipzig. Ka katër fitore radhazi në Champions League dhe nuk ka pësuar asnjë gol deri tani.
“Zikaltrit janë një nga favoritët. Mund ta fitojnë Champions League. I kam parë në finale kundër Manchester City, ku luajtën shumë mirë”, u shpreh Carragher.
“Interi mund ta ndalte skuadrën e Guardiolës, por nuk pati fat. City, Real Madrid, Inter dhe Liverpool. Këto janë katër skuadrat favorite për këtë sezon”.