Dy titullarë në dyshim te Partizani

Futboll

Dy titullarë në dyshim te Partizani

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 17:35
Partizani

Ditën e djeshme te Partizani ka nisur java e derbit. Të dielën të kuqtë do të sfidojnë Tiranën.

Trajneri Veselinoviç i ka pasur të gjithë lojtarët në dispozicion, teksa me dy prej tyre është nevoja të punohet në mënyrë të veçuar.

Tedi Cara është drejt rikuperimit, por do të ndiqet deri në fund evoluimi i muskujve të tij, pasi në fillim të javës ka pësuar një tërheqje muskulore të lehtë. Sakaq, shumë e vështirë mbetet për Mehmetin.

Mesfushori gjithashtu ka pësuar tërheqje muskulore dhe është në fazë rikuperimi.

Ndërkohë Andi Hadroj,u stërvit si gjithnjë me skuadrën, por sot u konfirmua akordi për transferimin e tij te Polisia Zhytomir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat