Postecoglou: Vicario do të mungojë për disa muaj

Futboll

Postecoglou: Vicario do të mungojë për disa muaj

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 20:14
Postecoglou

"Nuk është çështje javësh, por muajsh. Ai është operuar dhe ka afate të caktuara për t'u respektuar!!

Portieri i Tottenhamit dhe i Italisë, Guglielmo Vicario iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë pasi e dëmtoi atë kundër Manchester City të shtunën e kaluar dhe do të mungojë për disa muaj.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Spurs, Ange Postecoglou në prag të ndeshjes së Europa League me Romën në Londër. "Nuk është çështje javësh, por muajsh - nënvizoi ai -. Ai është operuar dhe ka afate të sakta për t'u respektuar, por duke e njohur atë do ta çojë këtë padisponueshmëri në kufijë dhe do të kemi përditësime të përditshme në profilin e tij në Instagram”, bëri shaka trajneri.

Menaxheri i Spurs tha gjithashtu se ai "mezi pret" të takojë Claudio Ranierin: "Është e pabesueshme.

Tregon pasionin që ka për lojën, sepse jam i sigurt se ka mënyra shumë më të lehta dhe më të thjeshta që ai ta jetojë jetën e tij tani, por ai ende e ka atë pasion brenda. Nuk kam takuar kurrë një që më ka frymëzuar kaq shumë, sepse është gjithmonë bukur të takosh disa nga këta njerëz që kanë pasur një ndikim të madh në futboll, veçanërisht në fushën time të stërvitjes dhe ai është shfaqur gjithmonë si një zotëri. Tregon që ai 'krimb' që ke si trajner, të jesh aty në fushë, nuk të braktis kurrë. Pra, po, mezi pres ta takoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat