Zhegrova flet për fitoren ndaj Bolognas dhe lëndimin e tij

Futboll

Zhegrova flet për fitoren ndaj Bolognas dhe lëndimin e tij

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 11:06
Edon Zhegrova

Futbollisti nga Kosova i Lille, Edon Zhegrova ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për fitoren ndaj Bolognas në Ligën e Kampionëve dhe për lëndimin e tij.

Lille mori një fitore të madhe në udhëtim te Bologna me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje për skuadrën franceze luajti edhe ylli i Kosovës, Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të në vend të Osame Sahraoui.

Megjithatë, mos inkuadrimi i djaloshit prishtinas nga minuta e parë kishte një arsye shkaku i një shqetësimi me lëndim.

Është vet Zhegrova, i cili ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të treguar për lëndimin, teksa ka shkruar edhe për fitoren.

“Çfarë fitore e madhe sonte. Krenar me këtë ekip. Një lëndim i lehtë, por do të jem në 100 për qindëshin tim shumë shpejt”, shkroi Zhegrova në profilin privat.

Ndryshe, Lille pas pesë xhirove renditet në pozitën e 12-të me 10 pikë dhe është në situatë të mirë për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat