Mbrëmjen e sotme në Europa League do të luhen 18 ndeshje mjaft të luftuara.
8 prej tyre do të zhvillohen në orën 18:45 dhe janë të vlefshme për raundin e 5-të të këtij kompeticioni.
Në fushë do të zbresin edhe ekipet e disa lojtarëve shqiptarë si Besiktas i Ernest Muçit dhe Milot Rashicës te Qarabag i Redon Xhixhës, apo Lazio e Elseid Hysajt.
Ndërkohë në orën 21:00 do të zhvillohen 10 takimet e tjera të ditës së sotme. Ekipet si Roma, Tottenham, Manchester United, Galatasaray, Nice, Lyon apo Rangers i Nedim Bajramit do të kërkojnë fitoren.