Jude Bellingham është larguar i zhgënjyer nga “Anfield” pas humbjes 0-2 ndaj Liverpool në Champions League.
Skuadra e Real Madrid vijon një sezon me hope, por kjo duket se nuk pengon anglezin të mendojë për një të ardhme afatgjatë në Madrid.
“Kur Real trokiti në derën time e ndjeva se iste klubi i përsosur për mua. Jam shumë i lumtur në Madrid dhe mendoj se do të vesh fanellën “los blancos” edhe por 10-15 vitet e ardhshme. Një sezon i vështirë nuk e prish dot harmoninë”, tha Bellingham.
Më tej, mesfushori anglez sqaron një detaj në lidhje me mundësinë që ai kishte për të shkuar te Liverpool: “Firma ime me Liverpool nuk ishte aq pranë sa thonë njerëzit. Ata janë një ekip i mirë, kryesojnë në Premier the Champions the na mundën me meritë”.