Lojtari shqiptari justifikon veten në një mbrëmje 'katastrofë' për Dinamon

Futboll

Lojtari shqiptari justifikon veten në një mbrëmje 'katastrofë' për Dinamon

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 11:55
Hoxha

Dinamo Zagrebi u mposht nga Borussia Dortmund në Champions. Kroatët e nisën sfidën pa Arbër Hoxhën në formacion, por shqiptari pati minuta në këtë përballje të fortë.

Hoxha u fut në fushë në minutën e 73-të dhe mori direkt rolin e tij.

Sulmuesi ishte instruktuar nga tekniku i Zagrebit, por nuyk pati forcën të ishte i vetëm në sulm kundër një ekipi gjerman të mirëorganiuzuar.

E gjithë Dinamo vuajti, ndërsa Arbëri u fut si një fije shprese e mbetur për të kthyer diçka përmbys në situatën e 2 golave disavantazh.

Me gjithë përpjekjet, lojtari i Kombëtares mori një notë mesatare 6.4. Një vlerësim jo i keq duke parë gjendjen katastrofale të Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat