Të dhënat, të pastruara nga të gjitha mbetjet që ky Milan vazhdon të mbartë, janë vërtet mahnitëse: tri fitore në tri ndeshjet e fundit të Champions, me nga tre gola të shënuar në secilën sfidës.Statistikat thonë se të paktën tre gola në tre ndeshje radhazi, duke marrë parasysh edhe Kupën e Kampionëve, nuk kishte ndodhur që nga viti 1989. Jo keq. Sigurisht që nga këtu mund të fillojmë të vëzhgojmë renditjen e Europës së kuqezinjve dhe ta analizojmë atë në perspektivë.
AROMË MREKULLIE – Skenari më i ëmbël thotë se duke fituar edhe tri ndeshjet e ardhshme të ofruara nga kalendari – Ylli i Kuq në shtëpi (11 dhjetor), Girona në shtëpi (21 janar), Dinamo Zagreb në Kroaci (29 janar) – “Djalli” do të kalonte fluturimthi mbi vijën e finishit. Do të ishte një sukses që në kohët e shortit ishte i vështirë për të parashikuar. Të jesh në renditjen e Champions-it mes tetë të parave duke kapërcyer një fazë të ndërmjetme play-off (nga vendi i 9 deri në 24-t) do t’i shmangte Milanit dy ndeshje dhe një rrezik potencial eliminimi. Nëse kuqezinjtë i dalin të mbyllin këtë fazë të parë europiane ndër tetë më të mirat e Europës, atëherë do të ishte vërtetë një mrekulli pasi ekipi i Fonsekës kishte vetëm tri pikë pas tri ndeshjeve të para.
SHTJELLIM – Shorti e vendosi Milanin në një rrugë menjëherë të vështirë, (Liverpul, Leverkusen dhe Real në tri nga katër ndeshjet e para), por tani disheza ka filluar. Dhe sigurisht që shumëkush rrudhi fytyrën me mënyrën se Milani fitoi në Bratislavë, por nga pikëpamja e kualifikimit në raundin e 1/8-ave ishte një sukses thelbësor. Ajo që ka rëndësi janë 9 pikët aktuale në renditje. Çfarë kuptimi kanë? E thjeshtë, duke bërë sa më shumë pikë në tri garat e ardhshme, një nga tetë vendet e para është i garantuar. Tetëmbëdhjetë pikë nënkupton qasje në fazën e eliminimit të drejtpërdrejtë pa provime korrigjuese.
Bazuar në llogaritjet e Opta-s, e cila ka kryer 50 mijë simulime, edhe me gjashtëmbëdhjetë pikë (pra dy fitore dhe një barazim) do të kishte një shans në masën 98% për të qenë mes tetë më të mirave kontinentale. Duke zbritur në pesëmbëdhjetë pikë (dy fitore dhe një disfatë) do të hynte në një nivel dyshimesh ku përqindja bie në 73%. Me pak fjalë, teorikisht Milani mund të përballonte edhe një gjysmë gabimi.
PARASHIKIM TJETËR – Duke ulur stekën dhe duke u kufizuar vetëm në horizontin e playoff-it, me 9 pikët aktuale kuqezinjtë tashmë do të kishin një shans 69% për t’i arritur ato. Në kuotën e 12 pikëve do të kishte siguri për t’i luajtur. Por qëllimi i djemve të Fonsekës, në këtë pikë, është padyshim të paktën vendi i tetë. Një vendosje e cila, në rast të nëntë pikëve të tjera, do të sillte një total prej rreth 31 milionë në arkat e klubit vetëm nga bonuset e paraqitjeve.