“Ethet” e derbit mes Tiranës dhe Partizanit prej ditësh kanë nisur të ndjehen. Ditën e dielë në orën 19:00 gjithçka do të ndalojë për 90-të minuta, teksa gjithë sy e veshë do të jemi te “Air AALbania”, ku ekipet do të luftojnë mes tyre për krenarinë dhe lavdinë e kryeqytetit.
Tirana siç dihet prej vitesh se njeh fitoren ndaj rivalëve të tyre dhe të dielën është e “dënuar” vetëm për triumf. Gugash magani ëhstë mjaft i vetëdijshëm për rëndësinë që ka kjo përballje, teksa për fatin e tij të mirë do të ketë të gjithë lojtarët të gatshëm.
Kështu timonieri peqinas do të ketë luksin e zgjedhjes së më të mirëve për t ëhedhur në fushë ndaj Partizanit. Për këtë ai do të jetë “all-in”.
Formacioni i mundshëm: Selmanim Isuf, Dembele, Kola, Përgjobi, Meta, Soler, Gjumsi, Ismajli, Haxhiu, Jarmouni.