Ngritet alarmi në “Bernabeu”

Futboll

Ngritet alarmi në “Bernabeu”

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 12:51
Ancçeloti

Real Madridi nuk i ngjan skuadrës që triumfoi në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar, gjë që në masë të madhe është për shkak të dëmtimeve të lojtarëve kryesorë.

Që nga fillimi i sezonit, Karlo Ancçeloti nuk ka mundur të llogarisë më shumë lojtarë dhe ndërkohë ka përfunduar sezoni për një nga liderët, Dani Karvahall. Reali në kampionat është katër pikë prapa Barcelonës me një ndeshje më pak, gjë që nuk është edhe aq keq po të kihet parasysh se kohët e fundit diferenca ishte nëntë pikë, por situata në Ligën e Kampionëve është alarmante, ku skuadra ndodhet në vendin e 24-të.

Mediat spanjolle pohojnë se humbja nga Liverpulli ka vënë alarmin në “Bernabeu” dhe se nuk përjashtohet që në rast të një tjetër pengese, Karlo Ançeloti të shkarkohet nga posti i trajnerit. Dyshohet se është gati edhe zëvendësuesi i tij.

“Kam informacione se Santiago Solari i është thënë të jetë gati për çdo rast. Ai do të jetë trajner nëse Ançelotti shkarkohet”, pohon gazetari spanjoll Roberto Morales.

Solari tashmë ka përvojë si trajner i Realit. Në sezonin 2018/19, kur Zhulen Lopetegi u shkarkua, eksperti argjentinas u ul në stol për pak më shumë se katër muaj dhe u shkarkua pas një humbjeje poshtëruese ndaj Ajaks-it në  Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat