Ish-futbollisti i kombëtares së Argjentinës, Anhel Di Maria bëri dy asiste me fanellën e Benfika-s, ku kjo e fundit fitoi 2:3 ndaj Monakos.
Me këto dy asiste, Di Maria është afër të shkruaj historinë në Ligën e Kampionëve.
Di Maria kaloi Lionel Messin me numrin e asistëve të bërë në Ligën e Kampionëve (41) dhe është larg vendit të parë vetëm për një asist që mbahet nga Kristiano Ronaldo (42).
Argjentinasi 36-vjeçar shumë lehtë mund të bëhet asistuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve.