Elif Elmas e mbylli para kohe vitin 2024 për shkak të një dëmtimi të marrë në sfidat e Ligës së Kombeve me Maqedoninë dhe lajmet e fundit thonë se mund të largohet nga Lajpcigu.
Skuadra gjermane sezonin e kaluar pagoi 24 milionë euro për të sjellë Elmasin nga Napoli, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej nga klubi dhe vet Elmasi. Ai kishte pak kohë për të luajtur sezonin e kaluar, por muajt e fundit roli i tij në ekip është minimizuar dhe trajneri Marko Rose u ka dhënë pothuajse të gjithë lojtarëve më shumë shanse se Elmasit.
Gazeta “Bild” bëri të ditur se Lajpcigu tashmë e ka përcaktuar çmimin për Elmasin, ndaj do të kërkojnë 15 milionë euro për reprezentuesin e Maqedonisë.
Skuadre e Bundesligës dëshiron që të mbyll sa më shpejtë rastin me Elmasin dhe është gati të pranojë një humbje prej nëntë milionë eurosh për një vit, vetëm për të shitur Elmasin.
Elif Elmasi ka në tavolinë oferta nga Italia, por Fenerbahçe dhe Gallatasarai duket se janë më konkretët për momentin, andaj mbetet të shihet se çfarë hapi do të bëjë sulmuesi i Maqedonisë.